Disa persona janë plagosur nga të shtënat me armë në Vjenë
Disa njerëz janë plagosur në qendrën e Vjenës mes shkëmbimeve të armëve, bën të ditur policia atje me anë të një postimi në Twitter, ndërkaq mediat lokale raportuan se një sinagogë ishte sulmuar.
“Të shtëna u dëgjuan në qytet – ka persona të plagosur – rrini larg nga të gjitha vendet publike ose transportit publik”, ka shkruar policia atje në Twitter.
Zëdhënësi i policisë deklaroi se një dislokim i madh policie ishte rrugës për në Vjenën qendrore.
Redaktoi i gazetës Falter tha se një person ishte vrarë, duke cituar Ministrinë e Brendshme, e cila nuk ishte menjëherë e qasshme për komente.
Ndërkaq gazeta Kronen Zeiung raportoi se një sinagogë ishte sulmuar dhe se të shtëna armës u raportuan në zonën e një sheshi aty pranë, Schwedenplatz.