“Disa persona dolën nga makina dhe më goditën”/ Si u dhunua 55-vjeçari, dyshohet se mund ta kenë ngatërruar me vëllain
Një ngatërresë në dukje jo aq e zakonshme, është kthyer në një ankth për një qytetar, i cili dyshon se shënjestra nuk ka qenë pikërisht ai. D.H., i tha gruas së tij se po dilte për të pirë një kafe. Kjo ishte rutina e tij çdo mëngjes.
Ishte veshur ndërkohë dhe meqenëse ishte pushim për shkak të festave, u drejtua për në lokalin e lagjes në zonën e Bathores, ku kishte planifikuar të qëndronte me të njohurit gjatë paradites. Denoncuesi, i cili punon me duralumin, ka tre fëmijë dhe jeton vetëm me bashkëshorten, pasi fëmijët i ka emigrantë.
Dita dukej e qetë dhe normale, ende pa nisur mirë për 55-vjeçarin, i cili po ecte herët në mëngjes nëpër lagje, deri sa mbërriti në rrugën kryesore pranë një gomisterie.
“Vura re një automjet të zi dhe kur po ecja paralel me këtë mjet, makina ndaloi. Prej aty zbriti një person dhe pa më thënë asnjë fjalë pas pak sekondash, më goditi me grusht në fytyrë“.
Denoncuesi i thotë policisë, sipas burimeve të Gazetasi.al, se i shtangur, ai nuk ka pasur asnjë mundësi të mbrohej dhe as të reagonte. Sulmit nga personi i panjohur, iu bashkua edhe një i dytë.
“Pas pak sekondash, aty u afrua dhe një person i dytë, të dy filluan t’më qëllojnë në kokë, fytyrë dhe në trup. Kjo gjë më shkaktoi dhimbje. E gjitha kjo zgjati disa minuta dhe pas kësaj këta dy persona hynë në makinë dhe u larguan”.
Sipas asaj që tregon në polici, pasi është qetësuar, 55-vjeçari është kthyer nga rruga. “Shkoja përditë në atë kafe që pija kafen e mëngjesit, por nuk vajta pas sulmit. U ktheva në shtëpi menjëherë. U pastrova. Pasi u qetësova i thashë gruas që të më bënte një kafe që të merrja veten”.
Denoncuesi i thotë policisë se në gjendje të tmerruar dhe duke pirë kafen nga dora e gruas, i ka treguar asaj të parës se çfarë i kishte ndodhur. Më pas, ka kërkuar sërish rroba të reja për t’u veshur e për të shkuar në polici, që sipas burimit të Gazetasi.al, e regjistroi të gjithë ngjarja.
Por policia, pasi ka kryer kërkimet fillestare, ka zbuluar se i dëmtuari ka ngjashmëri me të vëllain dhe ka dyshime se sulmuesit mund ta kenë ngatërruar. Por edhe vëllai i tij “binjak” këmbëngul se nuk ka probleme. Policia e pyet denoncuesin se çfarë i thanë agresorët dhe ai përgjigjet se të rinjtë nuk i thanë asnjë fjalë.
“Personi i parë ishte rreth 33 vjeç, me trup të shëndoshtë dhe i gjatë, mbante veshur një xhup në ngjyrë të errët me kapuç në kokë. Personi i dytë me trup mesatar, mbante veshur një triko të bardhë, pantallona dhe këpucët nuk më kujtohen. Edhe i dyti nuk foli fare. Më goditi si i pari, pa asnjë arsye”.
55-vjeçari kujton skenën për të cilën policia i thotë Gazetasi.al se kërkoi detaje nëse kishte apo jo konflikte me njerëz të tjerë.
“Nuk kam mosmarrëveshje me askënd, jam në hallet e mira”, – rrëfen i plagosuri, që siç u evidentua kishte fraktura në kokë dhe në trup.
“Kur rashë në tokë, pashë se në makinë ishte edhe një person i tretë , i cili gjendej në timon. As atë nuk e njoh, kurse targat e makinës nuk i vërejta dot. Policia e pyet me këmbëngulje, nëse ai apo familjarët e tij kishin konflikte apo borxhe.
Kallëzuesi përgjigjet: “Nuk kam asnjë borxh, as unë, as fëmijët, as gruaja. Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me ndokënd. Nuk e di shkakun e këtij sulmi. Jam i habitur nga ky sulm, pasi ne jemi familje e qetë”.
Sipas asaj që policia ka mbajtur shënim në proces-verbalin që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, tregohet se i dëmtuari kishte kujtuar se po i kërkonin ndihmë.
“Në fillim kujtova se do më pyesnin për ndonjë adresë ndaj dhe mbajta këmbët, jam i habitur, pasi s’kam debate e dhe nuk bëj debat me asnjë”.
Policia i tha Gazetasi.al, se sulmi i çuditshëm ndodhi në orën 07:00 të mëngjesit dhe pas këqyrjes, u vërejt se ai kishte dëmtime të sy, ballë dhe në brinjë.
Policia tregon se e ka marrë në pyetje të dëmtuarin, duke i kërkuar të kujtohej se mos në të kaluarën ka pasur konflikte, në mos ai, kushërinjtë e tij.
“Nuk e di se çfarë konfliktesh mund të kenë pasur kushërinjtë në të kaluarën. Flas për familjen time dhe nuk kam konflikte dhe as kemi pasur sherre ndonjëherë”.
Policia tregon se ka pyetur të afërmit e burrit të sulmuar, midis tyre edhe të vëllain. Ai pohon se i kishte treguar familjari për ngjarjen.
“Im vëlla nuk ka konflikte dhe po ashtu as unë”. Policia shprehet se dy vëllezërit kanë ngjashmëri me njëri-tjetrin dhe kjo është arsyeja kryesore se përse atij iu mor deklaratë e posaçme gjatë hetimeve.
“Është e vërtetë, kemi ngjashmëri, por as unë nuk kam probleme, – shprehet A.H., sipas burimeve të Policisë së Kamzës. – As unë, as fëmijët e mi”.
Për policinë, pasi ka kërkuar emra të dyshuarish edhe nga vëllai i dytë që ka mohuar problemet, veprimi tjetër ka qenë këqyrja e kamerave të sigurisë.
Duke llogaritur kohën që e ka përshkruar 55-vjeçari, policia shpjegon se ka identifikuar “Benzin” e zi që kalon pranë një super-marketi dhe po vijon me mbledhjen e provave, e bindur se agresorët e kanë ngatërruar shënjestrën dhe se vëllai i dytë nuk tregon të vërtetën/ Gazeta Si.
Share Now
TË NGJASHME
Mgid
Mgid
I merte lekë duke i bërë shantazh me foto, arrestohet një burrë në Kuçovë …
Simptomat e prostatitit? Sëmundja do të zhduket pas 1 dite!
ProstaGenius
Shpallen në kërkim dy persona, tentuan të rrëmbejnë të riun në Vlorë – Gaz…
A keni presion të lartë të gjakut? Pastroni enët e gjakut!
Neoritm
Detaje të reja nga sulmi i banesës së policit/ 5 orë para sulmit në derë k…
Metodë unike që zhduk kërpudhat e thonjve të këmbës për 3 ditë
Clavosan
Te fundit
“Disa persona dolën nga makina dhe më goditën”/ Si u dhunua 55-vjeçari, dyshohet se mund ta kenë ngatërruar me vëllain
Zgjedhjet presidenciale në Itali: Berlusconi i gatshëm
Maqedoni: 130 milionë euro për masat e reja antikrizë për kompanitë dhe qytetarët
Çfarë mendojnë gjermanët për pandeminë, partitë, Rusinë, Kinën, SHBA-në?
Sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë u shtuan gjatë vitit të kaluar, drejtësia s’po vepron
Pamje: Milot Rashica e shënon golin e parë në karrierë për Norwichin
Ky portal mirëmbahet nga Gazeta Express sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Lajme
Shqipëri
English
Maqedoni
Op/Ed
Sport
Roze
Shneta
Shkurt e Shqip
Muzike
TV/Film
Yjet
All rights are reserved
Gazeta Express 2022