Disa objekte të bukura nën mbrojtjen e UNESCO-s
UNESCO është organizatë ndërkombëtare që ruan dhe promovon objektet me rëndësi kulturore dhe historike anembanë botës. Kjo organizatë shpenzon shuma të majme jo vetëm për sigurinë e tyre por edhe për mirëmbajtjen dhe restaurimin e të njëjtave.
Lista e objekteve mirëmbahet nga Programi i Trashëgimisë Botërore ndërkombëtar i administruar nga Komisioni i Trashëgimisë Botërore i UNESCO, i përbërë nga 21 shtete anëtare të UNESCO-s të cilat janë zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme.
Këto janë kriteret kulturore për të hyrë pjesë e listës së UNESCO-së:
- “paraqet një kryevepër gjeniale krijuese të njeriut ose rëndësi kulturore”
- “ekspozon një shkëmbim të rëndësishëm të vlerave njerëzore, në një hark kohor, ose brenda një zone kulturore në botë, në zhvillimin e arkitekturës ose teknologjisë, artit monumental, planifikimit urbanistik, ose dizajn të peizazhit”
- “të mbajnë një dëshmi unike ose të paktën të jashtëzakonshme për një tradite kulturore apo një qytetërim i cili jeton apo është zhdukur”
- “është një shembull i shkëlqyer i një lloji të ndërtimit, arkitekturës, apo ansambël teknologjik apo peizazhin i cili ilustron një fazë të rëndësishme në historinë njerëzore”
- “është një shembull i shkëlqyer i vendbanimeve njerëzore tradicionale, shfrytëzimi i tokës, ose shfrytëzimi i detit që është një përfaqësues i një kulture, ose ndërveprimi i njeriut me natyrën veçanërisht kur ajo është prekur nga ndikim e ndryshimeve të pakthyeshme”
- “është e lidhur dukshëm ose drejtpërdrejt me ngjarje apo tradita që jetojnë, me ide, ose me besime, me veprat artistike dhe letrare të një rëndësie të jashtëzakonshme universale”.