Pse duhet votuar kandidati i AAK-së, Bajram Kastrati?
Kandidati i AAK-së i cili vie nga komuna e Prizrenit, Bajram Kastrati, i është futur kësaj gare të zgjedhjeve të 14 shkurtit i cili e bart numrin 36 në listën e kësaj partie.
Por jo të gjithë e njohin atë se kush është dhe cila është veprimtaria e tij në politikë.
Bajram Kastrati nuk është politikan si të gjithë politikanët tjerë. Brenda një kohë të shkurtër sa ishte Zv.Minister i Bujqësisë, ka udhëtuar anembanë Kosovës me qëllim të njeh të gjithë fermerët dhe njëkohësisht edhe të njihet me brengat e tyre.
Kujdesi i tij për fermerët e Kosovës me të vërtetë është i veçantë. Për aq kohë të shkurtër ka arritur të vizitojë pothuajse çdo fermë, qoftë bujqësore, qoftë blegtorale, në tërë territorin e Kosovës.
Kastrati i AAK-së tregon pse i ka hyrë garës për deputet, thotë se do të jetë aleat i fermerëve
Bajram Kastrati duhet votuar edhe sepse ai nuk i ka hyrë garës për deputet vetëm pse ka mundur, por i ka hyrë garës për deputet me projekte, për të cilat do të jetë inicues në parlamentin e Kosovës. Këto projekte, hapja e fabrikave të sheqerit, duhanit, vajit etj., jo vetëm që nënkupton ngushtësisht hapjen e vendeve të punës për punëtorin, por edhe një fushë e re për bujqësinë për kultivimin e panxharsheqerit e lulediellit.
Ai për këto projekte ka edhe përkrahjen e shumë njerëzve tanë në diasporë dhe investitorëve të huaj nga Austria e Gjermania, të cilët janë të gatshëm të investojnë në Kosovë, por duan siguri dhe lehtësime.
Por mbi të gjitha Bajram Kastrati ka ndershmërinë që këto projekte të realizohen nga investitorët tanë dhe të huaj, duke ua lehtësuar hapjen e biznesit të tyrë në Kosovë, qoftë ai lehtësim administrativ apo edhe pronësor, pengesa të cilat kanë qenë kryesore deri më tani në investimet e huaja në vendin tonë. Që të zhvillohet Kosova duhen investime, por për investime duhet lidhje dhe ndershmëri.
Gjëra që Bajram Kastratit nuk i mungon. Prandaj edhe duhet votuar ai!