Diplomati gjerman: Franca dhe Gjermania të përgëzohen për përkrahjen Kurtit, e trishtë që SHBA-ja po ndjek një agjendë të tjetër
Boris Ruge, zv.kryesues i Konferencës së Munichut dhe diplomati gjerman që ka shërbyer si ambasador në disa vende, ka reaguar pak pasi që Kuvendi e rrëzoi Qeverinë Kurti, duke e kaluar mocionin e mosbesimit të inicuar nga LDK-ja, vetë pjesë e saj.
“Ata që e rrëzuan Qeverinë e Kosovës midis një pandemie, do të duhet t’iu përgjigjen pyetjeve të përgjegjësisë dhe legjitimitetit. BE-ja, Franca dhe Gjermania janë për t’u përgëzuar për përkrahjen e tyre të fortë për kryeministrin Kurti”, shkruan ai në “Twitter”.
“E hidhur të shohësh se SHBA-ja po ndjek një agjendë të veçantë dhe të rrezikshme”, vazhdon ai.
E statusin e tij e ka ndarë edhe ish shefi i UNMIK-ut, Joachim Rueker.
Those who brought down the government of #Kosovo in the midst of a pandemic will have to answer questions of responsibility & legitimacy. #EU #France & #Germany are to be commended for their strong support of PM @albinkurti
Sad to see the #US pursue a separate & dangerous agenda pic.twitter.com/K1rTir42su— Boris Ruge (@RugeBoris) March 25, 2020