Dinozaurët dhe jeta e tyre ne tokë (Foto)
Shumica e njerëzve mendojnë se dinozaurët janë zvarranikë të mëdhenj, të egër e të zhdukur. Dinozaurët janë të të gjitha formave dhe madhësive. Ato ishin kafshët më të mëdha tokësore të të gjitha kohërave, por një numër i madh dinozaurësh arrinin përmasat sa të një gjeli deti.
Dinozaurët u shfaqën për herë të parë rreth 230 milion vjet më parë. Ata sunduan tokën për rreth 135 mln vjet derisa filloi zhdukja 65 milion vite më parë. Shkencëtarët nuk pajtohen plotësisht por zhdukja e mundshme e tyre ka të bëjë me mbytjet kimikate, vullkanet e shpërthyera, ndryshimet klimatike dhe ndoshta faktorë të tjerë.
Dinozaurët lartësoheshin mbi çdo kafshë tjetër mbi faqen e tokës. Me luspa, kthetra dhe muskuj të fortë, këta reptilë gjigantë u zhvilluan për miliona vjet për t’u bërë zotërit e padiskutueshëm të të gjitha formave jetësore parahistorike.
Të fuqishëm dhe të egër, të armuar dhe të pasulmueshëm, dinozaurët lartësoheshin mbi çdo kafshë tjetër mbi faqen e tokës. Me luspa, kthetra dhe muskuj të fortë, këta reptilë gjigantë u zhvilluan për miliona vjet për t’u bërë zotërit e padiskutueshëm të të gjitha formave jetësore parahistorike.
Njeriu nuk do të mund të zhvillohej ose mbijetonte kurrë në një botë të tillë me dinozaurë mishngrënës që endeshin pothuaj në të gjitha rajonet e tokës që ishte atëherë një sipërfaqe e vetme e madhe.
Diapazoni i epokës së dinozaurëve është pothuaj tej fuqisë së perceptimit tonë. Mendoni, për një çast, se 225 milionë vjet më parë, dinozaurët mbretëruan dhe lulëzuan për 160 milionë vjet të tjera, ndërkohë që paraardhësit tanë majmunë u shfaqën mbi tokë vetëm 2 milionë vjet më parë, ndërsa njeriu modern ka vetëm 50,000 vjet që është rrotull.
Në një farë mënyre, për shkak të ndonjë kataklizme, dinozaurët u zhdukën. Në shkallën kohore evolucionare të historisë së Tokës, ata u zhdukën brenda një nate. Katastrofa, që zhduku dinozaurët dhe tre të katërtat e çdo specie tjetër mbi Tokë, e ktheu peshoren evolucionare në favor të mamalëve të vegjël tip brejtësash, të cilët evoluan në majmunë të vegjël dhe, më në fund, në racën njerëzore.
Vetëm një mbeturinë e Epokës së Dinozaurëve vazhdon të zvarritet mbi tokë edhe sot e kësaj dite. Dhe ky është krokodili. Por edhe krokodili më i madh është një krijesë e vogël krahasuar me reptilët gjigantë dinozaur, si p.sh, Brontosauri 325 tonësh, që ishte barngrënës, ose mishngrënësi Tiranosaur rex, më gjiganti që ka jetuar mbi tokë, 16 metra i lartë, 12 metra i gjatë dhe që peshonte 7 ton. Me një kokë të madhe dhe të armuar me pllaka dhe të gjatë një metër e gjysmë, me një gojë si shpellë të pajisur me dy radhë dhëmbësh të mprehtë si brisk, Tiranosauri rex ushqehej me pothuaj të gjitha speciet e tjera të gjalla, që nga xhunglat subtropikale të Anglisë parahistorike deri në tokat moçalore që janë sot stepa në Amerikën e Veriut.
Por shumë kohë më parë se të shfaqeshin mbi faqen e tokës paraardhësit e njeriut, reptilët u transformuan në dinozaurë. Gjatë Epokës Mesozoike, nga 225 milionë vjet të shkuara deri 65 milionë vjet të shkuara, speciet e adaptueshme dhe të shumëllojshme të dinozaurëve fillonin me mishngrënësin Compsognathus, që kishte përmasat e një pule dhe mbaronin me gjigantin Brontosaurus.
Nga pjesa e dytë e shekullit XVIII, arkeologë gjermanë zbuluan fosile molusqesh detare gjigante, guacka të mëdha spirale të quajtura amonite që rriteshin deri 4 metra në diametër. Amonitet janë zhdukur njëkohësisht me dinozaurët, ashtu si shumë lloje bimësh primitive.
Teoritë lidhur me zhdukjen e dinozaurëve janë të shumta. Disa shkencëtarë thonë se një ndryshim gradual i klimës shkatërroi vegjetacionin, bazën e jetës të disa dinozaurëve, ndërsa dinozaurët mishngrënës u disorientuan dhe u squllën dhe nuk arrinin të mbronin vezët e tyre nga bisha më të vogla dhe më të adaptueshme.
Megjithatë, dinozaurët kishin mbijetuar, adaptuar dhe lulëzuar gjatë periudhash kritike klimatike, kështu që duhet të ketë qenë një incident shumë më violent dhe i papritur që solli zhdukjen e tyre të plotë.
Shenjat e para të një përgjigjeje të mundshme erdhën në 1974, kur Dr. Luis Alvarez i Universitetit të Kalifornisë bëri analiza mbi një shtresë argjile marrë nga një vend në Itali. Argjila përmbante nivele të elementit iridium më shumë se 30 herë më të larta se ç’mund të priteshin normalisht. Përveç riftit vullkanik, e vetmja ngjarje që mund të shpërndante kaq shumë iridium të tokës në atmosferë, gjykoi Dr. Alvarez, mund të ketë qenë goditja e një meteori mbi koren e planetit.
Fosilet e para të dinozaurëve u njohën në shekullin e 19-të. Në vitin 1842, paleontologu Richard Owen shpiku termin dinozaur, me prejardhje nga fjala greke “deinos”, që do të thotë i tmerrshëm ose i madh, dhe “sauros” që do të thotë hardhucë. Shkencëtarët i ndanin dinozaurët në dy grupe – saurischians dhe ornithiaschians, të bazuar në strukturën e kockave të tyre.
Llojet e dinozaurëve:
Saurisianët janë të ndarë në dy grupe – bimëngrënëse, sauropodet me katër këmbë dhe teoropodet, mishngrënëse me dy këmbë.
Dinosaurët Ornithischian, janë një grup dinozaurësh me sqep, ato janë barngrënës.
Zvarranikët detarë: Gjatë epokës së dinozaurëve, shumë gjëra kanë ndodhur nën sipërfaqen e oqeaneve të botës. Një familje e bollshme zvarranikësh detarë në masë të madhe janë zhdukur shumë në fund të periudhës së ashtuquajtur Jurassic./FaktePlus