Diku pastrohet, e këtu mbushet me mbeturina
Qytetarët janë ankuar për një deponi shumë të madhe që është krijuar së fundmi, shkruan FaktePlus.
Derisa aktivitetet kanë nisur qysh më 15 shtator për të pastruar Kosovën, ka ende vende sikur Dyzi i Podujevës, ku mbeturinat lulëzojnë.
Qytetarët për këto mbeturina janë ankuar në platformën online “Ndreqe”, me ç’rast edhe me fotografi tregojnë për situatën alarmante në këtë pjesë të Podujevës./FaktePlus