Diaspora meriton epitetin e ambasadorit, për një vit dërgoi në Kosovë 1 miliard e 600 milionë euro
Diaspora kosovare meriton epitetin e të qenurit ambasador. Kjo sepse ata e duan Kosovën më shumë se vetë qytetarët që jetojnë në Kosovë. E dëshmi për këtë janë shumat e mëdha financiare që i japin Kosovës. Madje dërgesat e tyre financiare të dërguara nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës, sipas ekspertëve të ekonomisë, vazhdojnë të jenë të jenë burim i rëndësishëm i mbijetesës së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Diaspora e Kosovës jo vetëm që i ka vazhduar, por edhe i ka shtuar shumat financiare që ka dërguar viteve të fundit në shtetin e Kosovës.
Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), vetëm gjatë vitit 2018 nëpërmjet bankave janë pranuar mbi 800 milionë euro nga mërgimtarët.
Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti ka thënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus se vlera e remitencave ka shënuar rritje për 42.1 milionë euro gjatë vitit 2018 në krahasim me vitin paraprak.
“Vitin e kaluar, vlera e dërgesave që mërgimtarët i kanë dërguar në Kosovë ka arritur në 800.8 milionë euro. Vlera e remitencave ka shënuar rritje për 42.1 milionë euro nëse krahasojmë vitin 2018 me vitin 2017. Në vitin 2017, vlera e remitencave të dërguara nga mërgimtarët arriti në vlerën prej 758.7 milionë euro. Ndërsa në vitin 2016, vlera e remitencave ishte 691.1 milionë euro”, ka thënë Ahmeti për FaktePlus.
Mirëpo, njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu konsideron se vlera e remitencave të dërguara nga diaspora gjatë vitit të fundit në shtetin e Kosovës është shumë më e madhe se 800 milionë euro.
Sipas tij, mërgimtarët përmes tri formave të ndryshme të dërgesave, kanë kapur vlerën e 1 miliard e 600 milionë euro që kanë dërguar në Kosovë.
“Njëra ndër shtyllat e qëndrueshmërisë sociale në Kosovës i takon diasporës. Mirëpo mendoj që diaspora kosovare kudo në botë meriton një qasje shumë më të mirë sesa që ajo është duke ndodhur. Remitancat e Kosovës janë në rritje, raportet e fundit të Bankës Qendrore tregojnë që kanë arritur shkallën mbi 800 milionë euro , mirëpo besoj dhe jam i mendimit që vlera e tyre është 1 miliard 600 milionë euro. E them këtë nga fakti që këto remitanca dërgohen në tri forma. Në formë direkte, indiriekte edhe në atë perifere”, deklaroi Gërxhaliu.
Sipas tij, edhe pse vijnë një shumë e madhe e parave rritja e remitencave ka mbetur më shumë e karakterit social se sa zhvillimor për shtetin e Kosovës.
E për këtë arsye, Gërxhaliu konisederon se institucionet e Kosovës kanë për obligim që paranë e diasporës ta përdorin për zhvillim ekonomik të vendit, pasi kështu krijohet edhe qëndrueshmëri ekonomike.
“Diaspora jonë meriton një tretman më të madh. Është obligim i insititucioneve të Kosovës që të bëjnë më tepër që paraja e diasporës të jetë në funksion të zhvillimit dhe të krijimit të një qëndrueshmërie ekonomike dhe sociale, sesa të jetë parapraksisht e gjykuar për të eksportuar nga fakti që Kosova nuk ka zhvillim ekonomik të mjaftueshëm. Dhe jemi shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që eksporton para të gatshme përmes blejres së mallrave nga vendeet e rajonit. Besoj se është koha që t’i tregojmë diasporës dhe të bëjmë më tepër”, tha ai.
Më tej, ish- drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu vlerëson se diaspora kosovare meriton epitetin e të qenurit ambasador, pasi ata e duan Kosovën më shumë se vetë qytetarët që jetojnë në Kosovë dhe dëshmi për këtë janë shumat e mëdha financiare që i japin Kosovës.
Andaj, siç thotë ai duhet që të gjithë qytetarët dhe institucionet qeveritare t’i japin respektin e duhur mërgimtarëve.
“Për fat të keq deklaratat e fundit të çarqeve të caktuara në Kiosova janë dekujaruese dhë nënçmese sa i përket diasporës. Duke e ditur se diaspora meriton një tretman më të mirë sepse falë tyre Kosova e ka këtë çfarë ka. Institucionet nuk duhet ta shfrytëzojnë disasporësn vetëm për kampanja zgjedhore, nuk duhet ta shfyrëzojtë vetëm athëre kur atyre ju konvenon. Diaspora kosovare e do Kosovën më shumë se vetë Kosova dhe e meriton epitetin e të qenurit ambasador”, është shprehur Gërxhaliu.
Kujtojmë se shteti i Kosovës listohet në vendin e katërt për sa i përket shkallës së të ardhurave nga shtetet e jashtme nëse i krahasojmë me shtetet e rajonit. Këto të ardhura Kosovës i vijnë nga qytetarët që jetojnë në botën e jashtme./FaktePlus