Dialogu Kosovë-Serbi, i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor vjen sot në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohet sot me të dërguarin Special të Qeverisë Federale të Gjermanisë, për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me këtë takim, por që padyshim pas zhvillimeve të fundit në vend dhe në rajon, temë diskutimi pritet të jetë zhvillimi i dialogut Kosovë-Serbi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq javën e kaluar kanë pasur takime të ndara në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz, shkruan Reporteri.net.
Pas takimit të dy kanë pasur edhe një darkë joformale me të ngarkuarin e BE’së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Diplomatët perëndimor ka kohë që janë vënë në përpjekje për të siguruar një takim të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe takimi i së mërkurës u pa si një hap shtendosjeje që do të ndihmojë ripërtëritjen e procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet palëve.