Dialogu është me interes për Kosovën, qeveria ta heqë tarifën pa kushte
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka ftuar Qeverinë e Kosovës që ta heqë taksën ndaj mallrave serbe ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) pa asnjë kusht.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se raporti me ShBA-në apo një marrëveshje Kosovë – Serbi është më e rëndësishme se çfarëdo efekti që mund të japë tarifa apo reciprociteti.
Murati ka treguar se qeveria nuk duhet të hezitojë, por duhet të hyjë në procesin e dialogut.
Ai ka shprehur optimizëm se marrëveshja përfundimtare do ta përfshijë ripërcaktimin e kufijve e jo variantin me autonomi territoriale për serbët në Kosovë.
Sipas tij, varianti i dytë do të ishte katastrofal për Kosovën.