Dhunohet një vajzë në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje
Në Gjakovë gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një rast i dhunës seksuale.
Viktimës iu është ofruar tretmani mjekësor.
Në anën tjetër, i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga prokuroria.
I njëjti, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Viktima femër kosovar ka raportuar se ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.