Dhunimi i 15-vjeçares, Prokuroria në Pejë fillon hetimet për shkelje në rastin e dënimit të të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se janë ndërmarrë veprimet për gjetjen e shkeljeve disiplinore apo ndonjë shkelje tjetër eventuale në rastin e dënimit me vetëm tetë muaj burgim të akuzuarin P.K për dhunimin e një vajze 15-vjeçare në vitin 2012.
Sipas komunikatës pas përfundimit të gjitha procedurave dhe gjetjeve nga autoriteti kompetent, do vendoset konform ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.