Dhunë në familje: Burri rrah gruan, fëmijët bashkë me nënën dërgohen në jetimore
Një femër, shtetase e Shqipërisë ka raportuar që bashkëshorti i saj, shtetas kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj.
“Mitrovicë 29.06.2020-13:30. Viktima femër shtetas e Shqipërisë ka raportuar se në vazhdimësi bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin është duke bashkëjetuar kishte ushtruar dhunë ndaj saj.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës
Sipas raportit të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas procedurave me urdhër të prokurorit së bashku me tre fëmijët e saj janë dërguar në strehimore.
“Viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëta pas procedurave me urdhër të prokurorit së bashku me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore.”, thuhet në raportin e Policisë./FaktePlus