Dhuna fizike, fenomen i pashmangshëm, lajmërohen tri raste brenda 24 orëve
Rastet e dhunës në Kosovë dita ditës vetëm po shtohen. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tri raste të dhunës së burrave ndaj grave të tyre.
Policia ka njoftuar për një rast në Prishtinë, ku një grua ka njoftuar se i dashuri i saj e ka sulmuar fizikisht atë pas një mosmarrëveshje. Pas kësaj ngjarje sipas viktimës ai kishte ikur nga shtëpia dhe e kishte fikur telefonin.
“ Prishtinë 20.05.2021-17:45.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me të dashurin e saj te dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e kishte sulmuar viktimën dhe më pas ishte larguar nga shtëpia dhe e kishte fikur telefonin. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe është inicuar rasti”, ka njoftuar policia.
Një rast i ngjashëm sipas policisë ka ndodhur edhe në Fushë-Kosovë. Sipas njoftimit, një grua ka lajmëruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, me ç’rast ka pranuar edhe tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“ Fushë Kosovë 12.05.2021-15:30. Viktima femër kosovare ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari e kishte dërguar viktimën në QKMF për ndihmë mjekësore dhe më pas ishte dërguar në QKUK-së dhe kishte marrë tretmanin mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari ishte liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raportin 24-orësh të policisë.
Një rast i dhunës në familje është shënuar edhe në Gjakovë. Edhe në këtë rast viktima ka pranuar tretman mjekësorë pas sulmit nga bashkëshorti i saj.
“Gjakovë 20.05.2021 -18:00 Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar ( bashkëshorti i sajë) e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me duar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari është në kërkim policor”, thuhet më tutje në njoftim.