Dhjetëra të vrarë nga një sulm në Burkina Faso
Rreth 100 persona kanë mbetur të vrarë dje, pas një sulmi të personave të armatosur ndaj një fshati në veri të Burkina Fasos, ka bërë të ditur presidenti Roch Kabore.
Gjatë sulmit brenda natës në Solhan, shtëpitë dhe tregjet u dogjën, thuhet në një deklaratë të Qeverisë, shkruan Reuters.
Për sulmin asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë. Në Burkina Faso kohëve të fundi ka sulme të shumta që ndodhin sidomos në rajonin e kufirit me Nigerinë.
Presidenti Kabore ka deklaruar tre ditë zie kombëtare duke thënë, në një cicërimë, se “ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër forcave të së keqes”.
Forcat e sigurisë atje janë duke punuar vazhdimisht për të kapur kryerësit e këtyre sulmeve.