Dhjetëra qytetarë në Xhaminë ‘Dardania’ në kryeqytet, nuk e shohin të nevojshëm anulimin e namazit!
Si masë preventive për transmetimin e koronavirusit, shtetet anembanë botës e kanë marrë edhe anulimin e tubimeve në publik, si p.sh në shkolla, stadiume, lokale etj.
Ndër këto shtete, edhe pse pa banorë të prekur, edhe Qeveria e Kosovës ka marrë masa të ngjashme si pezullimin e shkollave deri më 27 mars, pezullimin e linjave ajrore etj, ndërsa është këshilluar që njerëzit të qëndrojnë sa më larg vendeve ku ka tubime e në të cilat grumbullohen shumë persona.
Megjithatë një gjë e tillë nuk po vlen për bashkësitë fetare, të cilat ende nuk kanë marrë vendim për pezullimin e tubimeve ku kryhen ritualet fitare.
Dhjetëra qytetarë kanë marrrë pjesë sot vetëm në faljen e namazit të Xhumasë në Xhaminë e Dardanisë në kryeqytet, raporton Agjencia e Lajmeve FaktePlus.
Një qytetar pas faljes së namazit ka thënë për FaktePlus se nuk ka nevojë që të anulohet pasi sipas tij, po bëhet panik pa nevojë.
“Virusi ka shpërthyer atje në Kinë dhe është bërë panik pa nevojë. Nuk ka nevojë të anulohen xhumatë. Njerëzit po frikësohen pa nevojë”, ka thënë ai.
Edhe një tjetër e ka parë ta paarsyeshme anulimin.
“Jo, nuk ka nevojë të anulohet Namazi”, ka thënë ai.
Ndryshe sot kryetari i Bashkësia Islame të Kosovë, Naim Tërnava pati takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Tërnava tha se BIK-u do të ketë nesër mbledhje në orën 11, ku do të vendoset për dezinfektimin e xhamive në vend dhe masa të tjera. Tutje, ai apeloi tek qytetarët që të respektohen vendimet e Qeverisë.
Ndryshë në Kosovë ende nuk ka të prekur nga virusi korona. Ky virus sipas të dhënave deri më tash i ka infektuar mëse 137 mijë persona kurse të vdekur afër 5 mijë./FaktePlus