Dhjetë të vdekur dhe 16 të plagosur nga një sulm me armë në Afganistan
Të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur mbrëmjen e së martës në veri të Afganistanit, nga disa njerëz të maskuar.
Viktimat janë punëtorë të organizatës HALO Trust në provincën Baghlan, e cila merret me pastrimin e minave, shkruan Aljazeera.
Qeveria afgane ka fajësuarTalibanët për sulmin, por grupi i armatosur mohoi një gjë të tillë.
HALO Trust u themelua në vitin 1988, për të trajtuar mjetet e lëna pas pushtimit gati dhjetëvjeçar të Bashkimit Sovjetik.