Dezinfektohen 51 xhami në Ferizaj
Për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia Coronavirus, Komuna e Ferizajt si masë sigurie ka dezinfektuar të gjitha xhamitë.
Sipas kësaj komune, tashmë ka përfunduar dezinfektimi i 51 xhamive. Kjo po bëhet me qëllim të luftës ndaj kësaj pandemie.
“Ferizaj me të gjitha xhamitë e dezinfektuara! Ka përfunduar dezinfektimi i 51 xhamive anekënd Ferizajt, në fshatra e qytet në luftë kundër virusit COVID – 19’, thekson komuna përmes një komunikate.