Detajet e dasmës së Ramosit
Më në fund ka ardhur dita e dasmës së shumëpritur të Sergio Ramosit dhe Pilar Rubois, e cila do të mbahet në Sevilla të Spanjës.
Pas shumë spekulimesh në media gjatë muajve të fundit për detajet e kësaj dasme – nga ndalimi i një ngjyre deri te tatuazhet e përkohshme për mysafirët – fokusi tani mund të kalojë te rëndësia e kësaj dite për dyshen Ramos – Rubio.
Mysafirët filluan të arrijnë në Sevillë nga ora 11:00 paradite në hotelet Colon dhe Alfonso XIII, të cilat ishin rezervuar nga çifti. Shërbimet për grim dhe gardërobë do të jenë falas për të gjithë mysafirët.
Rreth orën 16:00, rreth 500 mysafirë filluan të vijnë në Katedralen e Sevillës përmes “Puerta del Principe”, dy orë para se të fillonte ceremonia.
Pas kësaj, mysafirët do të shkojnë në “Finca de La Alegria SR4”, ku do të vazhdojë festa pa telefona, të cilët do të jenë të ndaluar.
Çifti do t’i japë deklaratat e para dhe të pozojë për herë të parë si të martuar para medieve në orën 20:30.