Detaje të reja nga vrasja në QKUK: E vrau gruan pasi ajo refuzoi t’ia jap fëmijën pas lindjes

Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK-së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë. Policia ka konfirmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe.
Fakte Plus nga burimet e veta ka mësuar se burri e kishte kërcënuar gruan se do t’ia marrë fëmijën pas lindjes.
Gurja, tash e ndjerë dyshohet se e kishte refuzuar ketë.
“Për herë të parë shtatzënën e ka kërcënuar burri saj që do t’ia marr fëmijën sapo ta lind. Kurse, sot ka shkuar te spitali drejt me vra, pasi gruaja ka refuzuar që t’ia jap beben atij pas lindjes”, kanë treguar burimet.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, e moshës 35 vjeçe.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”.
Viktima ishte në javën e 41-të të shtatzënisë, duke pritur për të lindur. Vrasja dyshohet se është kryer me armë zjarri.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës po ashtu ka konfirmuar se një grua rreth 35-vjeç dyshohet se është vrarë në oborrin e QKUK-së, sonte rreth orës 18:00.