Detaje- pse dhe ku e plagosi burri nga Klina gruan e tij dhe si ndodhi aksidenti rrugës për spital
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtese për konfliktin familjar që përfundoi në formën më të keqe dje në fshatin Perqevë të Klinës dhe që për këtë shkak një person është arrestuar, kurse viktima po trajtohet në QKUK për shkak të plagëve dhe lëndimeve që ka pësuar.
Këtë ngjarje Policia po e konsideron si vrasje e rëndë në tentativë, mbajtje në pronësi, në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Policia bëri të ditur se rasti është raportuar në Stacionin Policor në Klinë nga vet i dyshuari A.G. i cili ka deklaruar që kishte plagosur me armë zjarri bashkëshorten e tij E.G. duke e qëlluar viktimën me dy plumba në krahërorë, pas një zënke që çifti kishin në mes vete.
Gjatë kohës që familjarët ishin duke e dërguar viktimën për trajtim mjekësor, të njëjtit kanë pasur një aksident trafiku duke humbur kontrollin mbi automjetin me të cilin ishin duke lëvizur dhe kanë dalë jashtë rrugës.
Përveç gruas së plagosur në aksident janë lënduar edhe dy persona.
“Viktima e rastit është dërguar me ambulancë në Spitalin Regjional të Pejës për trajtim mjekësorë përderisa dy të lënduarit në aksident janë dërguar në QMF në Klinë. Viktima e rastit të plagosjes më pastaj është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK për shkake të gjendjes së rëndë shëndetësore”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur që me të marr informatën për këtë ngjarje që ndodhi në fashtin Perqevë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar të gjitha njësitet kompetente policore, me ç’rast atje është konfiskuar arma e zjarrit me të cilën dyshohet që është kryer plagosja.
Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari që ka plagosur gruan e tij është ndaluar në mbajtje deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./FaktePlus
Burri nga Klina e plagos gruan me armë, rrugës për spital aksidentohet me veturë