Detaje nga vrasja që ndodhi sot në magjistrale – dalje të Prishtinës (Video)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të Prishtinës, respektivisht afër qendrës tregtare QMI.
Kjo ngjarje ku u përdorën armët mbeti një person i vrarë, ndërsa dy janë tashmë të arrestuar.
Siç raportoi FaktePlus rastin e ka konfirmuar më vonë Policia e Kosovës dhe tashmë kanë dalë pamje nga vendi i ngjarjes.
Gjuajtje me armë në dalje të Prishtinës – një person ka humbur jetën
Në fakt vrasja sotme ndodhi në një punishte në magjistralen Prishtinë-Ferizaj,dhe dyshohet se erdhi pas një konflikti që kanë pasur dy punëtorë gjatë ndërrimit të natës.
Nga plagët e marra ka vdekur një person me inicialet A.S.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe e ka konfiskuar një armë e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e vepres.