Detaje nga Spitali i Vushtrrisë dhe MSH për vdekjen e 19-vjeçares
Mëngjesin e së shtunës rreth orës 7:30 në spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, ka vdekur një 19-vjeçare e cila ishte dërguar nga familjarët në spital, derisa ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës u tha se viktima para disa ditëve ishte paraqitur tek mjeku dhe ishte udhëzuar që të hostpitalizohet në Infektivë. Por nga Klinika Infektive e QKUK’së, kanë deklaruar se pacientja në fjalë asnjëherë nuk është dërguar për në Klinikën Infektive dhe se emri i saj nuk figuron në listat e pranimit gjatë këtyre dhjetë ditëve të fundit. Megjithëkëtë, zyrtarë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë i kanë thënë Expressit se rasti në fjalë nuk ka pasur fare të bëjë me sëmundje infektive.
“Diagnoza e pacientes në fjalë në Spitalin në Vushtrri nuk ka pasur të bëjë me sëmundje infektive”, thuhet në përgjigjen e MSH’së.
Ndërkaq detaje për këtë rast kanë dhënë nga spitali Vushtrrisë. “Sheikh Zayed”. Nga aty kanë shpjeguar se tashmë e ndjera, 19-vjecarja nga Vushtrria, (“Pacientja R.A (2002), shkuar në spital pa vetëdije me datën 28 mars 2020, në ora 07:30.
“…. është pranuar me bebëza malimalisht të zgjeruara dhe pa shenja vitale. Janë marrë të gjitha masat e reanimimit nga mjekët kujdestar në spital.”, kanë deklaruar nga Spitali i Vushtrrisë.
Megjithëkëtë, familjarët e pacientes kishin deklaruar para mjekëve të Spitalit të Vushtrrisë se pacienten në fjalë e kanë dërguar ditë më parë për trajtim në mjekësinë alternative.
“Familjarët kanë deklaruar se pacienten e kanë dërguar në trajtim në mjekësi alternative”. Në bashkëpunim midis Qendrës Operative Emergjente të MSh-së, IKSHPK-së dhe Mjekësisë Ligjore, është marr vendim që trupi i saj të dërgohet në Mjekësinë Ligjore dhe t’i bëhet testi i Covid-19, e pastaj abduksioni”, thuhet në përgjigjen e Spitalit të Vushtrrisë.
Por, nga Policia e Kosovës, po e thonë të kundërtën e asaj se cka e thonë mjekët. Nga PK zyrtarisht kanë deklaruar se viktima para disa ditëve ishte udhëzuar që të hospitalizohet në Infektivë.
““Viktima ishte paraqitur para disa ditëve te mjeku dhe ishte udhëzuar që të hospitalizohet në Infektivë po për shkak të rrethanave të Epidemisë e njëjta nuk ishte kontrolluar te mjeku. Në repartin emergjencës kane dalë njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga Prokuroria e Shtetit kanë thënë për Express se nuk mund të japin detaje rreth këtij rasti.
“Lidhja kauzale duhet të zbardhet. Hetimet janë duke vazhduar. Hetuesit po grumbullojnë informata. Nuk kemi ende. Është faze e re e hetimeve”, deklarojnë nga Prokuroria.
Express, shpejtë do iu sjellë detaje të reja rreth këtij rasti. Ndërkohë një konikë më të zgjeruar mund ta ndiqni sot në T7