Dështon të zgjidhet anëtari i Bordit joekzekutiv të BQK-së
Në raundin e parë të votimit shumicën e votave e fituan dy kandidatë, për të cilët do të votohet përsëri.
Kështu ishin rezultatet në raundin e parë:
2 vota të pavlefshme
Arben Mustafa 29 vota
Avni Sahiti 17 vota
Mimoza Mustafa 29 vota
Valdrin Kasumja 17 vota
Veton Zeqiraj 15 vota
Në raundin e dytë votuan 107 deputetë, ndërsa 6 vota ishin të pavlefshme. Mirëpo zgjedhja dështoi pasi u deshtën 54 vota për një kandidat ndërsa rezultatet ishin këto:
Arben Mustafa 52 vota
Mimoza Mustafa 49 vota.
Kuvendi u shpërnda për tu mbledhur përsëri nesër.