Dështon seanca gjyqësore në rastin “Toka”
Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Sylës dhe të tjerëve në rastin “Toka”.
Seanca ishte e pamundur të mbahej për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve dhe hapësirës së pamjaftueshme në sallën e gjykimit, raporton Gazeta Sinjali.
Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Beqir Kalludra fillimisht ka kërkuar që në sallë të qëndrojnë vetëm palët, por jo edhe publiku, e më pas kishte deklaruar se seanca nuk është e mundur të mbahet.
Seanca gjyqësore është shtyer për afat të pacaktuar.