Dështon Peci në rastin “Patroni”, gjykata i jep të drejtë biznesit
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2023/12/Faton-Peci-interviste-foto-Ridvan-Slivova-21-e1657748361129-scaled.jpg)
Pompa e derivateve “Patroni” ka fituar një betejë në Gjykatën Komerciale të Kosovës kundrejt ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të udhëhequr nga Faton Peci.
Konflikti ka të bëj me vendimin e Ministrisë lidhur me pikën e kësaj kompanie afër AKI-së dhe kontestin pronësor rreth saj.
Para ca ditësh, ministria kishte nisur procedurën për largimin e pikës së derivateve të kompanisë “Patroni” në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë. Kjo pronë, do të lirohej totalisht, me vendim të ministrisë, nën arsyetimin se e njëjta i takon shtetit dhe se kontrata e dhënë për shfrytëzim të tokës, kishte parregullsi dhe e njëjta nuk qëndron më. Madje, dhunshëm, nën shoqërimin e policisë, ministria kishte vendosur shiritët aty duke ia bllokuar punën kësaj kompanie.
Mirëpo, një vendim i Gjykatës Komerciale, ka kthyer gjithçka në pikën zero.
Ky organ ka vendosur që ta aprovojë kërkesën e paditësit, biznesit “Patroni” dhe ta shtyjë vendimin e ministrisë së Faton Pecit derisa gjykata të marrë një vendim final lidhur me çështjen.
Në vendimin e saj, Komercialja ka theksuar se veprimi i dhunshëm kundrejt pikës së derivateve “Patroni” që do të nënkuptonte rrënimin e saj, do të sillte pasoja për investuesin në këtë rast, mirëpo edhe tek të punësuarit, që do t’u ndërpriteshin të ardhurat e tyre mujore.
Komercialja gjithashtu thekson se vendimi në fjalë nuk shkon në dëm të interesit publ