Dëshmitarët tregojnë se si eskaloi procesi zgjedhor në Klinë të Skënderajt
Burime të FaktePlus tregojnë se përleshja gjatë procesit zgjedhor në Klinën e Epërme të Skënderajt ka ardhur pas kërkesës së koordinatorit të Procesit Zgjedhor për lirim të hapësirës për personat të cilët nuk janë votues të Klinës së Epërme.
“Me këtë rast, Alban Berisha kryetar i Rinisë Demokratike të komunës së Skënderajt ka rezituar të dal, e së bashku me të edhe Selim Bejta që është njëherësh edhe vëllau i ish-drejtorit të Prokurimit Haxhi Bejta, i larguar nga puna në Komunën e Skënderajt nga Bekim Jashari për shakk të dyshimeve në keqpërdorime dhe mosvijeshmëri në punë”, thotë njëri nga burimet e FaktePlus.
Sipas dëshmitarëve, kryetari Alban Berisha është larguar me forcë nga objekti ku po mbahej procesi zgjedhor.
Në të njëjtën kohë thuhet, se kryetari i Degës së PDK-së në Skënderaj Sami Lushtaku, e ka kërcënuar edhe Murat Mecinin, i cili është shofer i kryetarit të Skenderajt Bekim Jashari.
“Banorët e Klinës së Epërme kanë kapur për krahu për të larguar nga objekti shkollës Alban Berishën dhe Selim Bejten, të cilët kanë rezistuar dhe për këtë ka ardhur deri te përleshja dhe ndërprerja e Kuvendit Zgjedhor. Derisa qytetarët kanë filluar të largohen nga objekti i shkollës, aty ka arritur Sami Lushtaku me bodigardët e tij, meqë rast ai takohet me Murat Meçinin, vozitësin e Bekim Jasharit, të cilin e kërcënon. Murat Meçini ka denoncuar Sami Lushtakun per kërcënim, pasi që për të ishte e pakuptueshme kërcënimi i Lushtakut, ngase ai nuk kishte të bënte fare me incidentin ne shkollë”, u deklaruan burimet e FaktePlus.