Deri në 6 muaj burg për urrejtje ndaj komunitetit LGBTI+ në Angli
Këshilli i Dënimeve në Britani të Madhe pritet që të rekomandojë që gjuha e urrejtjes apo nxitja për dhunë ndaj komunitetit LGBTI në Angli, të dënohet deri në 6 muaj burgim. Ky dënim është më i madh sesa ai për vjedhjet shtëpiake.
Dënimi për tri deri në 6 vite do të mund të bëhet për ata që ushtrojnë gjuhën e urrejtjes nga një pozicion autoriteti, në mënyrë të vazhdueshme dhe të përhapur, ose që planifikojnë të nxisin dhunë serioze ndaj këtij komuniteti.
Një gjë e tillë pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm shkruan DailyMail, transmeton FaktePlus./FaktePlus