Deri më tani, kjo është zëvendësministrja vetme grua në Qeverinë Kurti
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se do të jenë rreth 35 zv.ministra në Qeverinë që do ta udhëheq.
Por deri më tani janë mësuar emrat e vetëm 11 prej tyre.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar emërimin e 5 zv.ministrave të parë që do t’i dërgoi në kabinetin qeveritar “Kurti”.
Emrat janë të njëjtë të cilët i kishte publikuar para dy ditësh.
Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ia ka ofruar 5 zv.ministrat e parë kryeministrit Kurtit, kurse emrat e kandidatëve të tjerë ka thënë se do t’i dërgojë ditët në vijim.
Por është për t’u çuditur se deri më tani të gjithë zv.ministrat janë burra dhe vetëm një grua, shkruan Reporteri.net. Fatbardha Emini është zv.ministrja e parë grua e emëruar në Qeverinë Kurti, e cila do të jetë Zëvendësministre e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal
Zv.ministrat e emëruar deri tani nga VV
Xhelal Sveçla, bashkëpunëtori i ngushtë i Albin Kurtit është zv.ministri i parë që u emërua në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Taulant Kryeziu zv.ministër ë Ministrinë e Integrimit Evropian.
Imri Demelezi është emëruar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Kurse Avni Zogiani zv.ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit.
Jusuf Thaqi është emëruar zv.ministër i Arsimit.
Ilir Aliu zv. ministër i Financave
Zv.ministrat e emëruar deri tani nga LDK
Nga LDK
Florin Dushi, zv.ministër në Ministrinë e Drejtësisë
Agim Krasniqi, zv.ministër në Ministrinë e Financave
Ismet Beqiri, zv.ministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Xhavit Rexhaj, zv.ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Fatbardha Emini, e cila do të jetë zv.ministre, por që ende nuk dihet se në cilën ministri.