Der Leyen: Mbi 78 për qind e evropianëve të rritur janë vaksinuar
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një videomesazhi të publikuar në Twitter ka thënë se mbi 78 për qind e të rriturve në Bashkimin Evropian janë vaksinuar kundër COVID-19 vitin e kaluar.
Derisa ka folur për rëndësinë e vaksinimit, ajo ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve me virus dhe përhapja e shpejtë e variantit Omicron e bëjnë vaksinimin edhe më të rëndësishëm.
Der Leyen u shpreh se vaksinimi kundër COVID-19 është mbrojtja më e mirë.
“Një vit më parë, vaksinimi kundër COVID-19 filloi në gjithë Evropë. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë. Më shumë se 78 për qind e të rriturve në BE janë vaksinuar tashmë”, ka deklaruar ajo.
Der Leyen ka falenderuar punëtorët shëndetësorë të cilët sipas saj, na kanë mbajtur të sigurt.
One year ago today, vaccination against #COVID19 started all across Europe.
We have come a long way.
Over 78% of adults in the EU are now vaccinated.
Our gratitude goes to healthcare and frontline workers who kept us safe and our communities going in these times. pic.twitter.com/c2xcUPXYCU
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 27, 2021