Deputetja publikon foto të serbëve duke dhunuar gratë kosovare në luftë
Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, derisa po mbahet seanca në të cilën do të shqyrtohet themelimi i Tribunalit për dënimin e krimeve serbe në Kosovë, ka publikuar një fotografi ku shihen ushtarët serbë duke dhunuar gratë shqiptare gjatë luftës në Kosovë.
Ajo mes emocioneve ka thënë se kjo është njëra nga format e gjenocidit që ka bërë Serbia në Kosovë.
“Një prej formave të gjenocidit serb është edhe dhunimi i familjes duke e dhunuar gruan. Këtu janë familjarët dhe ju po e shihni ushtarë serb duke dhunuar gruan dhe këta janë familjarë. Këtë fotografi nuk është se nuk e ka njohur UNMIK-u dhe EULEX-i”, tha Brovina.
Ajo theksoi se gruaja që shihet në foto është gjallë, porse nuk ka treguar ku ka ndodhur rasti pasi dëmtohen hetimet. /FaktePlus