Deputetja me Covid-19 arsyetohet sërish pse theu izolimin duke dalë në rrugë
Gjatë ditës së djeshme FaktePlus ka raportuar se deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha kishte thyer vetizolimin pasi ishte konfirmuar pozitive me koronavirus. Ajo ishte fotografuar para një objekti duke pritur, ndërsa do të duhej të qëndronte e mbyllur derisa të shërohej.
Reagime për këtë çështje ka pasur nga shumë persona. Rishtazi ka reaguar edhe kryeinfermierja e Pulmologjisë, Arta Sjediu. Ajo ka kërkuar që deputetja Hoxha të dënohet në bazë të ligjit për daljet e saja në publik si e konfirmuar me koronavirus.
Por, menjëherë ka reaguar deputetja Hoxha. Ajo ka sqaruar se arsyeja e daljes së saj ka qenë marrja e shërbimeve mjekësore. Këtë reagim e ka bërë edhe dje pasi FaktePlus e kishte raportuar daljen e saj.
Ka kërkuar nga kryeinfermierja e Pulmologjisë që t’I kërkojë falje publike. E në anën tjetër infermierja siç duket e ka fshirë postimin e saj ku e kritikonte Hoxhajn për dalje jashtë shtëpisë.
Postimi i plotë i deputetes Eliza Hoxha:
SINQERITETI, COVIDI DHE GJYQI PUBLIK
Artë e nderuar, fakti që unë e kam bërë publike flet për përgjegjësinë time karshi të tjerëve. Duke qenë e sinqertë i kuptoj edhe pasojat e gjykimet që mund të vijnë por besoj se edhe ju e edhe të gjithë e dijnë që për të marr një shërbim jomobil cfarë është rentgeni duhet të dal jashtë shtëpisë dhe këtë e kam bërë me maskë, dorëza dhe pa askend në afërsi…Unë po ta bashkangjes raportin këtu për ta plotësuar kërkesën tënde komplet joetike ndaj një pacienti që kartelën mjekësore dëshiron ti me e qitë në publik.
Me krejt këtë më e pakta që mund të bësh është të kërkosh falje publike.
Eliza Hoxha nuk e respekton vetizolimin, del rrugëve të Prishtinës (Foto)
Pas raportimit të FaktePlus reagon Eliza Hoxha, tregon pse e theu vetizoimin
Kryeinfermierja e Pulmologjisë bën thirrje që të dënohet deputetja Eliza Hoxha
https://fakteplus.net/reagon-perseri-eliza-hoxha-i-kerkon-kerkim-falje-kryeinfermieres-se-pulmologjise/