Deputetja e VV-së: PDK po fundoset politikisht, po i qesin shqelmat e fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, u ka reaguar zyrtarëve të PDK-së të cilët thumbuan takimin që kanë zhvilluar Isa Mustafa e Albin Kurti.
Haxhiu ka thënë se Partia e Kadri Veselit po vdes politikisht, andaj edhe po i qesin shqelmat e fundit.
“PDK po fundoset politikisht andaj prej dhimbjes së madhe që i ka kapluar, po qesin shqelmat e fundit”, ka thënë Haxhiu, raporton FaktePlus.
Deputetja e Vetëvendosjes ka shtuar se vetëm partia e drejtuar nga Albin Kurti, është shpresë për qytetarët.
“Lëvizja Vetëvendosje është shpresa e vetme për vendin dhe qytetarët”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook. /FaktePlus