Deputetja e VV-së ironizon me dorëheqjen e Haradinajt
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës ka ironizuar me vendimin e Ramush Haradinajt për dorëheqje.
Deputetja është shprehur se edhe kur e ka votuar demarkacionin me Malin e Zi, Haradinaj e kishte bërë për Kosovën.
“Kur e fali tokën e bëri për Kosovën e edhe kur i vodhi miliona euro nga buxheti i shtetit e kishte bërë për të mirën e Kosovës”.
Përndryshe, deputetja Pacolli ka qenë shumë e zëshme në Kuvend për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ajo ishte arrestuar së bashku me deputetët tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje përshkak të gjuajtjes së gazit lotsjellës në Kuvend. /FaktePlus