Deputetja e Vetëvendosjes: Nuk e shkarkojmë Glauk Konjufcën
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka folur për takimin e sotëm të Albin Kurtit me emisarin e SHBA-së, Richard Grenell dhe për bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës, si përpjekje për koalicionin qeverisës.
“U diskutua për faktin se SHBA nuk do që të interferojë në proceset e brendshme të shtet ndërtimit, kjo ka qenë ajo që është diskutuar edhe brenda. Vetëvendosje vazhdimisht, edhe kur e ka kërkuar votën e qytetarit e ka kërkuar duke premtuar vende të reja të punës”, thotë Kryeziu.
Deputetja e VV-së thotë se arsyeja se pse nuk ka marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, janë këta të fundit, siç thotë ajo, faji nuk është te Lëvizja Vetëvendosje.
“Nuk është faji te LVV, nuk jemi ne që nuk po mundemi të krijojmë qeverinë, kemi dy parti politike që të marrin qeverisjen e vendit për katër vitet e ardhshme, janë dy parti që nëse duhet të fajësohen duhet që t’i ndajnë përgjegjësitë bashkë. Nuk po besoj që edhe ata vet nuk po e dinë se çka nuk po ju konvenon, sepse vazhdimisht po i ndërrojnë kërkesat”, ka theksuar ajo.