Deputetja e PDK-së nuk pret që edhe sivjet të liberalizohen vizat
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk pritet që as sivjet të lëvizin lirshëm nëpër vendet e Evropës.
Ai tha se vendimi për vizat ka qenë vendim që nuk është pritur as nga klasa e politikës, për faktin se qysh para tri viteve në Strasburg është potencuar nga europarlamentarë të shumtë se Kosova meriton liberalizmin vizave.
“Tash momentumi politik nuk është në favorin tonë. Shumë vende kanë probleme të brendshme dhe BE është duke u përgatitur për zgjedhje. Por, është vështirë të thuhet që këtë vit do të ketë liberalizim të vizave. Vitin e kaluar ka pas shumë deklarata. Po konsideroj se është vështirë të deklarohet nëse këtë vit do të liberalizohen vizat. Nuk besoj se mund të jemi në agjendë këtë vit”, ka thënë Kodra në Klan Kosova.
Kurse duke folur për përfaqësimin e grave në politikë, deputetja Blerta Deliu-Kodra ka thënë se situata qëndron mirë sa i përket Kuvendit.