Deputetja e grupit të VV’së reagon pas dorëheqjes të Vlora Çitakut
Deputetja e grupit të VV’së, Mimoza Kusari – Lila, në një shkrim në Facebook ka reaguar lidhur me lajmin për doreheqjen e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Çitaku dha dorëheqje pasi u propozua për shkarkim nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
“Çdo fillim ka fundin e vet, çdo fund ka fillim të ri. Sikur të kam uruar nga Gjakova për fillimin tënd si Ambasadore, sot të uroj nga Prishtina për përfundimin dinjitoz të detyrës tënde. Përkundër dallimeve, gjithmonë do të kemi arsye për të bërë: Gëzuar”, shkruan ajo në Facebook.
Citaku dha dorëheqje duke thënë se do të respektojë vendimin e qeverisë dhe se nuk dëshiron të bëhet “mish për top”, në luftën mes qeverisë dhe presidentit.