Deputetja e AAK-së me aksesor të 500 eurove shfaqet në Kuvend
Depuetetja e Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Teuta Haxhiu, në seancën e mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës për votimin e Qeverisë Hoti ra në sy me broshën që kishte vendosur në sakon e saj.
Duke folur për prioritet e qeverisë, Haxhiu tha se do të luftojnë për ta mundur rimëkëmbjen ekonomike.
Madje ajo shtoi se do të ketë llogaridhënie hap për hap dhe cent për cent.
Por, gjatë fjalimit të saj në emër të AAK-së, u vërejt se ajo ka përdorur aksesor të qindra eurove të brendit “Channel”.
Çmimet e produkteve të këtij brendi, i tejkalojnë të ardhurat e qytetarëvë të Kosovës.
Brosha e përdorur nga Haxhiu ka çmimin 550 dollarë, që në euro i bie 491 e 36 cent.
Edhe më herët në media është raportuar për gratë e politikanëve të cilat vishen me brendet më të shtrenjta të veshjeve, këpucëve e çantave.