Deputetja e AAK-së akuzon Haxhiun dhe Vitinë: Po merreni me trafikime testesh dhe njerëzish
Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, i ka akuzuar ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë se po merren me me trafikime testesh dhe me trafikime njerëzish.
Pas publikimit të një dokumenti me të cilin e akuzonte ministrin Vitia se i ka liruar disa aktivistë të VV-së nga masa e karantinimit, Kadrijaj ka thënë se do të vazhdojë të botojë edhe materiale tjera.
“Kjo që ju keni bërë e po bëni është shumë më e rëndë. Shkeljet tuaja në kohë pandemie janë të prekshme. Nga cenimi i të drejtave të qytetarëve deri tek favoret personale të të riatdhesuarve. Janë të faktuara”.
“Po merreni me trafikime testesh dhe me trafikime njerëzish”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook.
Ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa ligjore ndaj deputetes që publikoi diagnozën e pacientëve