Deputeti Syla falënderon gazetarët për kontributin e tyre gjatë situatës me pandeminë
Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, me anë të një postimi në Facebook, ka falënderuar gazetarët kosovarë.
Sipas tij, ata janë prej njerëzve më të ekspozuar ndaj virusit, kështu që duhet të ketë solidarizim me ta jo vetëm me fjalë.
Ai ka edhe një propozim për qeverinë.
Lexoni më poshtë postimin e tij:
Në kohën kur të gjithë jemi të preokupuar me pandeminë dhe menaxhimin e saj, shfrytëzoj rastin që të falënderoj të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara.
Falënderoj të gjithë gazetarët, për kontributin e tyre, për të na mbajtur të informuar për situatën.
Gazetarët janë prej njerëzve më të ekspozuar ndaj virusit, kështu që duhet të kemi solidarizim me ta, jo vetëm me fjalë.
Qeveria duhet urgjentisht të merr vendimin për lirimin nga tatimi të të gjitha mediave (gazetave, portaleve, radiove e televizioneve), gjatë periudhës së pandemisë, me kusht që ata të rrisin kompensimin e gazetarëve që janë të rrezikuar nga visuri.
Kjo është më e pakta që mund të bëhet për ta.