Deputeti sot pritet të shkojë në burg, Qeveria Hoti mbetet me 60 vota
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim me subvencione, sot do të shkojë në burg për ta vuajtur dënimi.
Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Siç ka thënë ajo, Etem Arifi ka kërkuar sërish që gjykata t’ia shyejë ekzekutimin e dënimit, por kërkësa i ishte refuzuar si e pabazuar para disa ditësh.
Arifi është dashur që më 9 mars të shkonte për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 3 muaj, mirëpo kishte paraqitur kërkesë me të cilën e kishte shtyrë ekzekutimin e dënimit për 2 muaj.
Kujtojmë se pavarësisht problemeve që i kishte me ligjin, për shkeljen e të cilit u dënua me burg dhe dënim i cili iu bë i plotfuqishëm në muajin janar nga Supremja, deputeti nga radhët e komunitetit ashkali, Hetem Arifi, vazhdoi të merrte pjesë e të votonte në seancat e Kuvendit të Kosovës, institucion ky në të cilin mori mandatin e deputetit nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Arifi veç tjerash kishte votuar disa herë prej themelimit të legjislaturës së shtatë, e në mesin e tyre edhe pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, e më pas edhe pro formimit të Qeverisë Hoti, e cila u zgjodh me shumicën e thjeshtë të votave të ligjvënësve, 61 të tilla, shkruan FaktePlus.
Vota e Hetem Arifit në Kuvend – a do ta rrëzojë Kushtetuesja Qeverinë Hoti