Deputeti i VV-së: Taksës së Haradinajt i ka humbur efekti
Me të marrë postin e Kryeministrit, Albin Kurti, deklaroi se do të heq taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe Bosnjës e Hercegovinës, e vënë nga Ramush Haradinaj. Deklaratë kjo që nxiti reagimin e partisë së kësaj të fundit.
Megjithatë, deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, thotë se taksës tashmë i ka humbur efekti që kishte në fillim e që tani duhet të vendoset masa e reciprocitetit, masë kjo me të cilën Kurti do ta zëvendësoj taksën.
E sipas Abrashit, tani është koha që me Serbinë të diskutohet në formë tjetër.
“Tashmë ka ardhur një situatë që me Serbinë të merremi vesh në forma të tjera taksa në kohën kur është vendosur ka prodhuar efekte në mënyrë që ajo ta ndal agresionin ndaj Kosovës, ishte një reagim ekonomik që t’i shkaktoj një dëme Serbisë si shkak për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol”, ka thënë ai në tryezën e organizuar nga KDI.