Deputeti i VV-së: 1 mijë testet e Serbisë nuk e cenuan sovranitetin sikur zgjedhjet e sotme
Deputeti i VV-së, Fitim Haziri është ankuar se s’po bëhet shumë zhurmë për zgjedhjet e Serbisë që po mbahen në Kosovë. Ka thënë se ishte bërë bujë e madhe kur Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti pranoi donacionin e Serbisë prej 1 mijë testeve për COVID-19.
“Me 1000 teste që erdhën donacion nga Serbia nuk u cënua sovranitet i Shtetit të Kosovës, që ishte bërë bujë nga të gjithë që sot heshtin”, ka shkruar Haziri, në një reagim në ‘Facebook’.
“Sot nuk votoi vetëm Lista Srpska në zgjedhjet e Serbisë që po mbahen në Kosovë. Sot “votuan” edhe ata që u bënë bashkë me këtë parti të Beogradit për ta rrëzuar qeverinë Kurti. Sovraniteti u cënua nga zgjedhjet e sodit që qeveria aktuale i lejoi të mbahen. Çka pritet tjeter nga kjo qeveri Koti përveç poshtërim, denigrim, nënçmim, përbuzje të vetës, shtetit dhe të popullit”, ka shkruar ai.