Deputeti i PDK-së për qeverinë Kurti: Showmena, mos vazhdoni tutje
Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyçi ka thënë se koalicioni VV-LDK që nga 6 tetori i vitit të kaluar ka dhuruar terror psikologjik e show mediatik.
Ai, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ashtu siç u nis, ashtu edhe “do të bitiset”, sepse këtë terror po e vazhdojnë ende, në kohën më të keqe të mundshme, në kohë krize e “lufte” me covid19, përcjell FaktePlus.
Postimi i tij i plotë:
Showmena, mos vazhdoni tutje!
Nga përfundimi i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, ky koalicion “i shpresës” dhuroi goxha shumë terror psikologjik e shoë mediatik.
Ashtu siç u nis, ashtu edhe “do të bitiset”, sepse këtë terror po e vazhdojnë ende, në kohën më të keqe të mundshme, në kohë krize e “lufte” me covid19.
Në kriza nacionale e botërore, të shkaktosh krizë politike, në vend të unitetit, është më shumë se marrëzi, është tradhti!
Kemi nevojë që të gjitha kapacitetet shtetërore t’i drejtojmë në luftimin e kësaj pandemie botërore dhe të përgatitemi për situata të paparashikueshme në të ardhmen.
Pasi ta kalojmë këtë fazë, do t’ju mbajmë përgjegjës për ikje nga përgjegjësia, që për mua është tradhti.
P.S.
Ju patriota të fb-së, që bëni thirrje për grushtet dhe krahasoni qeverisjet e pasluftës me ato të krahinës socialiste autonome;
“Mos kërceni si zorra në prush”/FaktePlus