Deputeti i PDK-së: Kosova po ia sheh sherrin taksës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se koalicioni qeverisës LV-LDK ende nuk e ka prezantuar programin qeveritar.
Shala ka theksuar se ky koalicion qeverisës nuk ka koordinim as për taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.
Ai ka thënë se për shkak të lojës me taksën kemi edhe përkeqësim të raportëve me partnerët ndërkombëtarë, shkruan Epoka e Re.
Duke folur për shkarkimet e disa bordeve nga qeveria Kurti, ai ka thënë se këto shkarkime janë bërë pa analizë të mirëfilltë. Shala ka thënë se është bërë shkelje flagrante me shkarkimin e bordit të “Trepçës”.