Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu kërkon qasje në kontraten e Qeverisë me Pfizer
Në Komisionin për Shëndetësi është miratuar sot plani i punës për këtë vit. Ndërsa, gjatë takimit të sotëm u kërkua qasje në kontratën e lidhur me Pfizer për vaksina.
Propozimi që të kërkohet raport nga MSh-ja për ecurinë e vaksinimit u miratua, kurse u refuzua kërkesa që të kërkohet raport për vaksinat Pfizer.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se çështja e procesit të vaksinimit është duke shkuar ngadalë ndonëse është premtuar nga MSh-ja një vaksinim masiv.
Ndërsa, ai kërkoi qasje në kontratën me Pfizerin.
Reagimi i plotë i Haxhiut në facebook:
Sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, propozova që të kemi qasje në kontratën e Qeverisë të lidhur me Pfizer.
Kërkesa ime u hodh në votim, mirëpo deputetët e LVV votuan kundër dhe nuk e mundësuan qasjen e anëtarëve të Komsionit Parlamentar për Shëndetësi në verifikimin e kontratës me Pfizer.
Kosova është vendi i fundit në Evropë në procesin e vaksinimit dhe deri me sot ka pranuar vetëm vaksina të dhuruara donacion nga COVAX, BE dhe vendet mike.
Jo transparenca e Qeverisë së Kosovës dhe vota kundër e deputetve të LVV-së, në Komision, shton dyshimet për keqpërdorime dhe për vërtetësinë e deklaratave të Qeverisë dhe MSH.
Përse nuk u lejohet anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi qasja në kontratën e lidhur me Pfizer?Çfarë po fshihet pas kësaj kontrate?
A është ky edhe një mashtrim i radhës?