Deputeti i LDK-së flet për përballjen me COVID- 19
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka konfirmuar se është drejtë shërimit nga Covid-19.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka falënderuar gjithë personat që janë solidarizuar me të, gjatë kësaj periudhe.
“Sot e fillova një ditë me shumë pak simptoma. Po shkoj drejt përmbylljes së sukseshme të përballimit me Covid. Faliminderit të gjithëve për thirrjet (disa skam mund edhe ti hap), mesazhet, shkrimet e ndryshme. Faliminderit e ju dua të gjithëve . Shpejt edhe do shihemi…”, ka shkruar ai.