Deputeti i LDK-së: Disa institucione të pavarura duhet të bëhen politike
Arben Gashi, deputet i LDK-së thotë se disa institucione të pavarura duhet të bëhen politike, duke marrë shembull ZRrE-në.
Ai në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ka thënë se zgjidhja e problemit nuk është mosemërimi i njerëzve politikë në borde e agjenci të pavarura, por mendon se disa prej institucioneve që konsiderohen të pavarura të bëhen institucione politike.
Ai ka thënë se ish-kryeministri, Isa Mustafa, kur nënshkroi memorandumin e parë me Ambasadën britanike më 2016, ka vendosur standard të ri në rekrutimin e profesionistëve në pozita të larta drejtuese.
Por, kur u pyet se pe edhe në kohën e LDK-së janë vendosur njerëz politik në borde, ka thënë se duhet të ndërrohet sistemi, por ka refuzuar të flas për ‘njerëzit e LDK-së’ nëpër borde.
“Problemi qëndron diku tjetër, ne kemi bërë këtë lloj veprimi, por asnjëherë nuk kemi bërë ndonjë analizë për funksionimin institucional
Sipas tij duhet të ndërrohet sistemi ngase edhe projekti me britanikët nuk po jep rezultatet e duhura.