Deputeti i AAK-së për protestën: Ideja me e përmbys shtetin, është praktikë millosheviqiane
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë sot se ideja që prej pushtetit me e përmbys shtetin, është ide dhe praktikë millosheviqiane.
Syla e bëri këtë deklaratë në rrjetin social Facebook, duke komentuar lidhur me paralajmërimin e mbajtjes së një prove të protestës që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje.
“Ju bëj thirrje aktivistëve dhe mbështetësve të LVV, të cilët me mundin e sakrificën e tyre janë pjesë e historisë më të re të popullit tonë, para dhe gjatë Luftës Çlirimtare, por dhe pas lufte në shtetndërtim; të mos përkrahin ide të tilla që çojnë në vëllavrasje”, ka shkruar Syla.
Ai tutje ka shtuar se “Kjo tokë edhe ashtu, ende është e njomë prej gjakut të mijëra e mijëra liridashësve tonë”.