Deputeti i AAK-së është shëruar nga koronavirusi
Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.
Ai ka thënë se kjo ka qenë një eksperiencë shumë sfiduese.
“Sapo ma konfirmuan nga Instituti se jam i shëruar plotësisht nga covid 19! Po ashtu, edhe në test kam rezultuar NEGATIV”, ka shkruar ai.